Naim Bajrami: Fatkeqësisht, anashkalimi i gjuhës shqipe vazhdon!
Sot, gjatë ditës së ndarjes së vërtetimeve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), është vërejtur përsëri një shpërfillje e gjuhës shqipe. Sipas Naim Bajramit, vërtetimet që iu dorëzuan këshilltarëve ishin të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase, pa përkthim në shqip.
Këshilltarët e Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI) në Qytet refuzuan t’i marrin këto vërtetime, duke kërkuar respektimin e ligjit dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, siç e parasheh Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.
Megjithatë, Bajrami thekson me keqardhje se pjesa tjetër e këshilltarëve shqiptarë nuk vepruan njësoj dhe pranuan dokumentet vetëm në gjuhën maqedonase, duke toleruar kështu një tjetër rast të neglizhencës institucionale ndaj gjuhës shqipe.
