Ndërron jetë akademik Nexhat Daci, një nga personalitetet më të shquara të Kosovës

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, një prej figurave më të shquara të jetës akademike dhe politike në Kosovë.

Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të dalluar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj. Akademik Nexhat Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës, duke dhënë një kontribut të çmuar në jetën institucionale dhe akademike të vendit.

Ngushëllimet më të sinqerta i drejtohen familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën dhe kontributin e tij.

U prehtë në paqe!

Back To Top