Ndodhi edhe kjo: Lëvizja Besa, e përfaqësuar nga Albi Qamili, pjesëmarrëse në Unionin e Komunave të Botës Turke (TDBB)
Një zhvillim i pazakontë dhe që ka ngjallur reagime në opinionin publik është shënuar së fundmi me pjesëmarrjen e Lëvizjes Besa në Unionin e Komunave të Botës Turke (TDBB), përmes përfaqësuesit të saj, Albi Qamili.
Pjesëmarrja në këtë organizatë, e cila fokusohet në bashkëpunimin mes komunave të botës turke, ka hapur pikëpyetje të shumta rreth orientimit politik dhe prioritetet e Lëvizjes Besa, veçanërisht duke pasur parasysh përkatësinë etnike dhe interesat politike që pretendon të përfaqësojë kjo parti në Maqedoninë e Veriut.
Kritikët vlerësojnë se përfshirja në struktura të tilla ndërkombëtare nuk është shoqëruar me asnjë sqarim publik mbi përfitimet konkrete për qytetarët shqiptarë, ndërsa mbështetësit e shohin këtë hap si përpjekje për zgjerim të bashkëpunimit ndërkomunal dhe diplomacisë lokale.
Megjithatë, mungesa e transparencës dhe heshtja e strukturave drejtuese të Lëvizjes Besa lidhur me këtë pjesëmarrje vazhdojnë të ngrenë dilema dhe kërkesa për sqarim: në emër të kujt dhe me çfarë agjende politike përfaqësohet partia në forume të tilla ndërkombëtare?
