Një makinë dhe një kamion u dogjën plotësisht në një aksident në autostradën Shkup-Kumanovë, një i plagosur rëndë

Në aksidentin e mbrëmshëm të trafikut në autostradën Shkup – Kumanovë, te kryqëzimi “Hipodrom”, u përfshinë një BMW dhe një kamion Mercedes me gjysmërimorkio, ku të dy automjetet u përfshinë nga flakët dhe u dogjën plotësisht, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Duke njoftuar detajet e aksidentit, policia tha se ngjarja ndodhi mbrëmë në orën 23:00.

“Është raportuar se në autostradën Shkup – Kumanovë, përpara kryqëzimit për qarkun rrugor të Qytetit të Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh BMW me targa të Shkupit, i drejtuar nga A. V. (25) nga fshati Bujkovci, rajoni i Shkupit, dhe një kamion Mercedes me gjysmërimorkio me targa të Negotinës, i drejtuar nga Lj. D. (56) nga fshati Brest, rajoni i Shtipit”, thuhet në raportin e MPB-së.

Sipas policisë, shoferi i makinës ka pësuar lëndime të rënda, të cilat u konfirmuan në Qendrën Klinike në Shkup.

Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup kreu inspektimin e vendit të aksidentit.

Kjo është videoja nga vendi i aksidentit:

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” informoi këtë mëngjes se trafiku në këtë rrugë po devijohet për shkak të një aksidenti trafiku.

Back To Top