Nuk është Arabi, as Turqi, është falja e Namazit të teravive në New York City

Pamjet që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale mund të krijojnë përshtypjen se bëhet fjalë për ndonjë qytet në Lindjen e Mesme apo në Turqi. Por në fakt, skena madhështore e faljes së Namazit të teravive është realizuar në zemër të New York-ut.

Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën për të falur namazin e teravive në një atmosferë të qetë dhe të organizuar, duke dëshmuar diversitetin kulturor dhe fetar që karakterizon këtë metropol botëror. Organizimi u bë në bashkëpunim me komunitetin lokal mysliman, i cili prej vitesh zhvillon aktivitete fetare dhe kulturore gjatë muajit të Ramazanit.

Pamjet tregojnë radhë të gjata besimtarësh të përqendruar në lutje, ndërsa kalimtarët ndalen për të vëzhguar me respekt këtë moment shpirtëror. Kjo ngjarje është një dëshmi e lirisë fetare dhe e bashkëjetesës që e karakterizon shoqërinë amerikane.

Back To Top