Orce Gjorgjievski sapo mori funksionin – largoi nga puna 371 persona
Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sapo mori funksionin ka larguar nga puna 371 punëtorë nga ndërmarrjet publike të qytetit.
Vendimi është bërë i ditur gjatë nisjes së aksionit tre-ditor për pastrimin e Shkupit, ku Gjorgjievski paralajmëroi se aktivitetet dhe kontrollet në institucionet publike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
