OSMANI: “KUTIA E PANDORËS” PO HAPET – KURTH NDAJ LIGJIT
Bujar Osmani ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje për rregullimin e provimit të jurisprudencës me zgjidhje të veçanta përbën rrezik serioz për sistemin ligjor dhe për zbatimin e Ligjit për Gjuhën.
Sipas tij, një qasje e tillë do të “hapte kutinë e Pandorës”, duke krijuar precedent të rrezikshëm dhe duke cenuar parimin e universalitetit të ligjit. Osmani thekson se ligji parashikon që brenda 12 muajve nga miratimi, të gjitha aktet e tjera duhet të harmonizohen, ndërsa në rast mospërputhjeje prevalon Ligji për Gjuhën.
Ai paralajmëron se përpjekjet për të gjetur zgjidhje të veçanta në raste të caktuara, siç është provimi i jurisprudencës, mund të shndërrohen në praktikë të përsëritur që fragmenton ligjin dhe e kthen atë në objekt pazare politike të përditshme.
Sipas Osmanit, kjo qasje përfaqëson një “kurth institucional” që rrezikon koherencën e sistemit juridik dhe barazinë në zbatimin e ligjeve.
