Osmani: Ligji për përfaqësim të drejtë, shembull klasik i mashtrimit politik
Shumë fjali të bukura, shumë “vullnet të mirë”, por asnjë garanci reale. Ligjet nuk bëhen për njerëz me qëllime të mira, ligjet bëhen pikërisht kur vullneti i mirë mungon, për t’i mbrojtur qytetarët nga padrejtësia dhe arbitrariteti i pushtetit. Dhe këtu është dallimi thelbësor me Balancuesin. Balancuesi ishte instrument konkret për zbatimin e amendamentit 6 të Kushtetutës, jo deklaratë politike, thekson Osmani.
Sipas tij, Balancuesi ishte instrument konkret për zbatimin e amendamentin 6 të Kushtetutës, jo deklaratë politike. I ka mbrojtur të gjitha komunitetet, në çdo nivel. Heqja e Balancuesit është si heqja e klauzulës së inkluzionit në çdo shtet evropian. Nuk është modernizim, është regres institucional. Inkluzioni nuk është opinion dhe as modë ideologjike, është standard i përfshirjes dhe funksionimit të institucioneve moderne. Më e rëndësishmja, Balancuesi ka vepruar para punësimit, ex ante, e ka parandaluar shkeljen, nuk e ka regjistruar, pasi është bërë dëmi. E ka kthyer barazinë nga vullneti i lirë në detyrim kushtetues, shkruan Osmani në profilin e tij në Fejsbuk.
