Vjosa Osmani, të cilës i mbaroi mandati si presidente e Kosovës të shtunën e 4 prillit 2026.
Vjosa Osmanit i ka përfunduar mandati pesëvjeçar si presidente e Kosovës të shtunën, dhe ajo pritet t’ia dorëzojë detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, më vonë gjatë ditës.
Haxhiu do ta marrë detyrën e ushtrues së presidentit të vendit për shkak se Kuvendi dështoi ta zgjidhte një president të ri në kohë dhe Osmani nuk e gëzoi mbështetjen e ligjvënësve për një mandat të dytë.
Sipas Kushtetuta së Kosovës, nëse presidenti nuk zgjidhet në kohë ose posti mbetet vakant, kryetari i Kuvendit emërohet ushtrues detyre për një periudhë jo më të gjashtë se gjashtë muaj, deri sa vendi ta zgjedhë një president të ri.
Presidenca njoftoi të premten se Osmani do t’ia dorëzojë Haxhiut detyrën në një ceremoni në zyrën e saj të shtunën në orën 16:00.
