PA RRYMË, PA SHTET – MEXHITI DHE MICKOSKI FSHIHEN NDËRSA SERAVA VUAN

Banorët e lagjes Seravë kanë dalë në protestë pas ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, që po e bëjnë jetën e përditshme të padurueshme. Ndërsa qytetarët vuajnë në errësirë, as kryeministri Hristijan Mickoski dhe as kryetari i komunës Izet Mexhiti nuk shkojnë në terren për të dëgjuar hallet e tyre.

Mungesa e rrymës ka sjellë revoltë dhe zemërim te banorët, të cilët ndihen të braktisur nga institucionet. Protestuesit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe përgjegjësi, duke theksuar se heshtja e pushtetit është po aq e rëndë sa errësira që i ka mbuluar.

Back To Top