Kryeministri Mickoski do të kërkojë një takim të liderëve për shfuqizimin e Qeverisë teknike dhe konsensus për ligjet reformuese
Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se do të kërkojë mbajtjen e një takimi të liderëve politikë, me qëllim shfuqizimin e Qeverisë teknike dhe arritjen e një konsensusi të gjerë për miratimin e ligjeve reformuese. Sipas tij, modeli i Qeverisë teknike e ka humbur funksionin dhe nuk i përgjigjet më nevojave aktuale të vendit….
