Bejta kthehet në garë: Gostivari pyet… sa karatë ka kandidati i VLEN-it këtë herë?
GOSTIVAR — Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar rikthimin e Nevzat Bejtës si kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit, duke hapur kështu një tjetër kapitull në skenën politike lokale. Rikandidimi i tij ka gjeneruar reagime të menjëhershme, si nga mbështetësit, ashtu edhe nga qytetarët që tashmë me humor pyesin: “Sa karatë politike paska këtë herë Bejta?”…
