Para dy ditësh 5 tonë, e dje 27 tonë marihuanë të sekuestruara. Çka po ndodh në Maqedoninë e Veriut?”

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë zbuluar rreth 27 tonë marihuanë gjatë një aksioni të zhvilluar më 5–6 shkurt 2026. 10 tonë janë gjetur në ish-fabrikën OHIS në Shkup, ndërsa rreth 18 tonë në rajonin e Strumicës.

Në qendër të hetimeve ndodhet kompania “Alfafarm” SHPK Shkup, e licencuar për prodhim të kanabisit mjekësor, e dyshuar për keqpërdorim të licencave dhe devijim të sasive drejt tregut të zi. Rasti lidhet gjithashtu me sekuestrimin e 5 tonëve marihuanë në Serbi, më 29 janar 2026.

Autoritetet kanë paralajmëruar rishikim të licencave dhe forcim të kontrollit shtetëror mbi sektorin e kanabisit mjekësor.

Back To Top