Pas Irfan Buçit, zëra të tjerë paralajmërojnë: U mashtruam. Koha për t’u kthyer në BDI.

Një nga figurat që ishte pjesë e themelimit të Lëvizjes Demokratike, Irfan Buçi, ka bërë një deklaratë publike që po rezonon në opinionin politik.

“Kam bërë gabim. Sot e kuptoj se ndarja nuk e forcon përfaqësimin shqiptar. Çështja shqiptare është nën presion dhe vetëm një organizim i fuqishëm mund ta mbrojë,” – është shprehur ai.

Buçi theksoi se ndarja e dikurshme ishte rezultat i bindjes se do të sillte energji të re, por sipas tij, zhvillimet e fundit kanë treguar se fragmentimi dobëson pozicionin politik të shqiptarëve.

Ai është zëri i parë nga ajo strukturë që artikulon publikisht ndjenjën e zhgënjimit dhe reflektimit.

Burime politike bëjnë të ditur se edhe figura të tjera janë në proces reflektimi, ndërsa klima politike po shtyn drejt konsolidimit.

Mesazhi i Buçit shihet si sinjal se koha e fragmentimit po mbyllet dhe faza e riorganizimit po fillon.

Back To Top