Pas Kumanovës, edhe në Prilep thirrje të rënda antishqiptare, heshtje dhe zero përgjegjësi!

Shkruan: Naser Pajaziti

Në stadiumin e Prilepit, gjatë ndeshjes Pobeda – Shkëndija e Haraçinës, janë dëgjuar fyerje të ulëta, raciste dhe antishqiptare ndaj lojtarëve dhe tifozëve shqiptarë.

“Fyerjeve nënave shqiptare, “dhoma gazi për shqiptarët”…”, këto ishin britmat monstruoze nga koret e tërbuara në shkallët e stadiumit dhe që policia e kërrysur ishte spektatore kokëulur!

Ky është turp i madh për shtetin dhe për futbollin vendor!

Deri kur shqiptarët do të fyhen nëpër stadiume, dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?!
Ku është Federata e Futbollit të Maqedonisë, apo kjo urrejtje është bërë tashmë pjesë e toleruar e sistemit?

Sporti duhet të bashkojë, jo të nxisë urrejtje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top