Përçarje dhe Fraksione në degën e Lëvizjes BESA në Kërçovë!
Ditën e djeshme, Bilall Kasami ishte mysafir në degën e Lëvizjes BESA në Kërçovë, në një takim ku munguan nënkryetari dhe ministri Fatmir Limani. Kjo situatë reflekton një përçarje të thelluar brenda strukturave lokale të partisë.
Sipas zhvillimeve të fundit, deputetja Valbona Adili Emini, kryetari aktual i degës Agim Sadiku dhe Rexhep Asani, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i ESMM-së, pritet të mbeten në kuadër të degës së Lëvizjes BESA. Ndërkohë, pjesa tjetër e strukturave, e udhëhequr nga ministri Fatmir Limani, Rexhep Emini, kryetari i forumit rinor Ramazan Dini dhe kryesuesi i këshillit Ayhan Sulkoski, pritet të ndjekë një rrugë të ndryshme politike, duke lënë të hapur mundësinë e formimit të një subjekti të ri politik ose bashkëngjitjes me Mexhitin.
Gjatë takimit, Bilall Kasami theksoi se diskutimet u përqendruan në rrjedhën e zgjedhjeve dhe hapat e ardhshëm, duke nënvizuar rëndësinë e unifikimit dhe koordinimit të plotë mes strukturave, si faktor kyç për forcimin e VLEN-it në Kërçovë.
Nga informat jozyrtare Bilall Kasami i ka premtuar deputetës Valbona Emini që personalisht do të lobojë dhe do të përkrah kandidaturën e bashkëshortit të saj Bejtulla Emini për ta përzgjedhur dekan në Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitet Nënë Tereza në Shkup.
