Përmbysje: Koalicioni “VLEN” kundër Kasamit – “Nuk kërkojmë që në Kërçovë të votohet për kandidatin e BDI-së”
Koalicioni “VLEN” po kalon në një krizë të hapur të brendshme pas deklaratës së Bilall Kasamit, i cili publikisht kërkoi që anëtarët e tij ta mbështesin kandidatin e BDI-së, Fatmir Deharin, në Kërçovë. Kjo deklaratë shkaktoi përçarje të thellë brenda koalicionit, ku një pjesë e VLEN-it e refuzoi hapur këtë qëndrim, ndërsa të tjerët heshtën, duke treguar mungesë uniteti dhe qëndrimi të qartë politik.
Në pamje të parë, VLEN po përpiqet të shitet si opozitë ndaj BDI-së, por veprimet e tyre tregojnë diçka tjetër – një servilizëm të hapur ndaj VMRO-së. Duke e sulmuar BDI-në në momentin më kritik, ata në fakt po ndihmojnë kandidatin maqedonas dhe po e përçajnë votën shqiptare në Kërçovë.
Nën justifikimin e “moralit publik”, VLEN po luan një lojë të rrezikshme politike që dëmton interesin shqiptar. Kërçovarët e kanë kuptuar tashmë se ky koalicion, i përçarë dhe pa vizion, po bëhet vegël e forcave që duan ta dobësojnë zërin politik të shqiptarëve në Maqedoni.
