Posta me 5 milionë euro humbje

ikollçe Ugrinov, zëvendësdrejtor i Postës së Maqedonisë, sonte në emisionin “Biznis 21” në TV21 tregoi në çfarë gjendjeje ndodhet sot Posta e Maqedonisë.

“Vitin 2025 e përfunduam me humbje prej rreth 5 milionë eurosh. Dhe nuk ka dallim nga viti 2024. Kjo humbje rritet nga muaji në muaj”, tha Ugrinov.

Sa i përket vonesës së dërgesave, Ugrinov tha se ato nuk vonohen aq sa paraqitet në media.

“Ka ankesa ditore nga rreth 10 qytetarë, ose në muaj rreth 240 ankesa”, deklaroi Ugrinov.

Back To Top