Presidenti bullgar paralajmëron për “botën serbe”: Kërcënim për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i bëri thirrje BE-së që t’i marrë shumë seriozisht aktivitetet e Beogradit brenda të ashtuquajturës “doktrinë e botës serbe”, duke paralajmëruar se kjo mund të përbëjë një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është një pikë kritike sigurie që kërkon vëmendjen e plotë të Bashkimit Evropian”, tha Radev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me rreziqet që paraqet projekti “Bota Serbe” dhe se si kjo iniciativë nga Beogradi ndikon në sigurinë në rajon, shkruan KosovaPress.

“Unë besoj se është koha e duhur që të gjitha institucionet evropiane ta marrin këtë problem shumë më seriozisht. Kjo është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme edhe për ne”, theksoi Radev.

Ditë më parë edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, paralajmëroi për rrezikun e projektit “Bota Serbe”, i cili synon të rindërtojë një pjesë të ish-Jugosllavisë me Serbinë në qendër të tij, duke rifituar kontrollin mbi Kosovën dhe duke sjellë shtete tani të pavarura si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të tjera, përsëri në orbitën e Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top