Komuna e Çashkës do të presë më 26.02.2026 Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në atë që cilësohet si një vizitë historike për këtë komunë. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, kjo është hera e parë që komuna vizitohet nga një president, dhe veçanërisht nga kreu i shtetit shqiptar.
Sipas agjendës zyrtare, pritja e Presidentit do të zhvillohet në ambientet e Komunës së Çashkës nga ora 14:30 deri në 15:00. Më pas, delegacioni do të vazhdojë vizitën në fshatin Jabollçisht i Epërm, ku është paraparë një takim me qytetarët në periudhën 16:00–16:30.
Kryetari Shaqiri e ka vlerësuar këtë vizitë si një moment krenarie për qytetarët e komunës, duke theksuar rëndësinë simbolike dhe institucionale të saj për komunitetin lokal.
Nga Komuna e Çashkës u bëhet thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë ngjarje dhe të kontribuojnë në një pritje dinjitoze të Presidentit të Shqipërisë.
