Ramadani: Protesta nuk është politike, është kombëtare

Udhëheqësi i tifogrupit “Shvercerat”, Jusuf Ramadani, ka publikuar në Facebook një thirrje për bashkim kombëtar në prag të protestës së paralajmëruar për këtë të shtunë në Shkup.

Ramadani shkroi se protesta “nuk është politike, por kombëtare” dhe se qyteti i Shkupit do të jetë nikoqir i “protestës më të madhe kombëtare”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin ngjarjen “ashtu siç është mbështetur çdo protestë që kërkon drejtësi”.

Back To Top