Ramush Haradinaj në SHBA: Vizitë zyrtare në Washington, mban fjalim në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj është i ftuar të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast”, si dhe në një sërë aktivitetesh zyrtare, ku pritet të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota.

Gjatë qëndrimit në Washington, ai do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera amerikane, ndërsa pritet të mbajë edhe një fjalim në Capitol Hill. Në këto takime, Haradinaj do të diskutojë për partneritetin strategjik mes Kosovës dhe SHBA-ve, forcimin e marrëdhënieve bilaterale, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me theks të veçantë në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Back To Top