Reagojnë aktivistët e LD-së: Lëvizja Besa, pas Gjinekologjisë në Çair, merr edhe Drejtorinë e Parqeve dhe Gjelbërimit

Pakënaqësitë brenda koalicionit qeverisës kanë filluar të dalin hapur. Aktivistët e Lidhjes Demokratike (LD) shprehen të revoltuar me zhvillimet e fundit, duke akuzuar se partneri i tyre i koalicionit, Lëvizja Besa, po përvetëson pothuajse të gjitha pozitat dhe funksionet kyçe.

Sipas reagimeve të aktivistëve të LD-së, pas marrjes së drejtimit të Gjinekologjisë në Çair, Lëvizja Besa ka siguruar tashmë edhe Drejtorinë e Parqeve dhe Gjelbërimit, duke thelluar edhe më tej pakënaqësinë dhe ndjenjën e padrejtësisë brenda koalicionit.

Aktivistët theksojnë se marrëveshja e koalicionit nuk po respektohet dhe se LD po lihet anash në ndarjen e përgjegjësive institucionale, çka rrezikon seriozisht stabilitetin e bashkëpunimit politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top