Rregulla të reja për udhëtim në vendet e BE-së nga 12 tetori
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron informim të plotë dhe me kohë të qytetarëve lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Bashkimin Europian, të cilat sipas njoftimeve do të hyjnë në fuqi më 12 tetor. Qëllimi është të shmangen vonesat në pikat kufitare.
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BJB), Aleksandar Janev theksoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët evropianë dhe se, sipas rregullativës aktuale të BE-së, qytetarët do të duhet të plotësojnë aplikacione online.
“Diskutojmë çdo ditë që kjo procedurë të jetë sa më e lehtësuar dhe e qasshme për qytetarët tanë. Pajtohem se problemi më i madh mund të paraqitet në pikat kufitare të fqinjëve tanë që janë pjesë e Bashkimit Evropian. Prandaj, detyra jonë është t’i informojmë qytetarët në mënyrë të plotë se çfarë aplikacionesh duhet të plotësojnë. Sipas rregullativës aktuale, aplikacioni do të bëhet online, procedura do të marrë pak kohë dhe do të vlejë për dy vjet. Këto janë njoftimet fillestare, por sapo të marrim informacion zyrtar nga BE-ja, ato do t’i ndajmë me qytetarët. Kjo është rregullore e BE-së dhe ne jemi të obliguar ta respektojmë atë”, deklaroi Janev.
