Gazetari Furkan Saliu ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar ashpër, siç thotë ai, qasjen arrogante të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Në reagimin e tij, Saliu shkruan se “kjo arrogancë e Mickoskit do t’i kthehet shumë më shpejt sesa ai mendon”, duke renditur disa fusha ku, sipas tij, vërehet kjo sjellje.
Ai pretendon se Mickoski është arrogant ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje jashtë “fletë-udhëzimit”, ndaj bashkësisë ndërkombëtare që, sipas Saliut, ofron të paktën një zgjidhje minimale, si dhe ndaj partnerëve të koalicionit, të cilëve, sipas tij, u thuhet vazhdimisht se nuk janë partnerë të barabartë në qeveri.
Saliu gjithashtu thekson se një qasje e tillë shtrihet edhe brenda partisë, duke pretenduar se figura që kanë shfaqur ambicie për ta pasuar Mickoskin nuk mbajnë më funksione të rëndësishme partiake.
“Një funksionim i tillë mund të sjellë qetësi për një periudhë të caktuar, por në afat të gjatë përfundon me azil”, shkruan Saliu në fund të reagimit të tij.
