Samiti për Ukrainën në Paris: Maqedonia e Veriut mungoi bashkë me Hungarinë dhe Sllovakinë , vendi po ktheht drejt Rusise

Në Paris u mbajt Samiti i “Koalicionit të Vullnetit”, i fokusuar në mbështetjen politike, ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Në këtë takim morën pjesë shumica e vendeve evropiane dhe partnerë kyç ndërkombëtarë.

Maqedonia e Veriut nuk ishte e pranishme. Vendi u rreshtua mes pak shteteve që munguan, bashkë me Hungarinë, Sllovakinë dhe Malin e Zi, vende që shpesh kanë shfaqur rezerva ndaj mbështetjes për Ukrainën.

Kjo mungesë ka hapur diskutime në opinionin publik për drejtimin e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe për rreshtimin e saj në një moment të ndjeshëm për sigurinë evropiane.

Back To Top