Saranda Imeri e shqetësuar për akuzat se VLEN s’ka “takat” ndaj VMRO-së

Deputetja Saranda Imeri, gjatë një paraqitjeje në podcastin e medias Koha, ka folur për akuzat që qarkullojnë në opinion se koalicioni VLEN nuk ka “takat” për t’u përballur me politikat e VMRO-DPMNE brenda qeverisë.

Imeri u shpreh e shqetësuar për këto vlerësime, duke theksuar se sipas saj bëhet fjalë për perceptime që nuk pasqyrojnë realitetin e punës politike brenda institucioneve. Ajo tha se VLEN është pjesë e qeverisë për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve dhe për të ndikuar në vendimmarrje.

Sipas saj, në çdo koalicion qeveritar ekzistojnë dallime dhe debate, por kjo nuk do të thotë se njëra palë nuk ka qëndrime apo ndikim në proceset politike. Imeri theksoi se VLEN do të vazhdojë të paraqesë qëndrimet e veta dhe të kërkojë zgjidhje për çështjet që prekin qytetarët.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur në skenën politike janë shtuar diskutimet për raportin e forcave brenda qeverisë dhe për rolin që po luan VLEN përballë politikave të VMRO-DPMNE.

Back To Top