Sekuestrohen 5 tonë marihuanë: hetimet në Serbi çojnë drejt Maqedonisë së Veriut

Një sasi rekord prej 5 tonësh marihuanë është sekuestruar në Serbi, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë për Krim të Organizuar, pas aksionit policor të 29 janarit 2026 në Koњuh, afër Krushevcit. Autoritetet serbe pretendojnë se droga është siguruar në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe është kontrabanduar përmes një rrjeti të organizuar.

Në hetim janë përfshirë pesë persona, ndërsa për njërin prej tyre është kërkuar fletarrest vendor dhe ndërkombëtar. Sipas prokurorisë, marihuana është transportuar nga Maqedonia e Veriut drejt Serbisë dhe më pas është destinuar për shitje të mëtejshme. Sasia e konfiskuar kap peshën prej mbi 5 milionë gramësh.

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar paraburgim për tre të dyshuar, ndërsa ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e cilësoi rastin si sekuestrimin më të madh të marihuanës deri më tani në vend, duke shtuar se gjatë aksionit janë gjetur edhe armë automatike dhe pajisje ushtarake. Vlera e drogës vlerësohet nga 7 deri në 10 milionë euro.

Prokuroria serbe thekson se lidhja me Maqedoninë e Veriut është veçanërisht indikative, pasi një nga të dyshuarit figuron bashkëpronar i një kompanie në Shkup të regjistruar për prodhim të kanabisit mjekësor, çka ka ngritur dyshime për keqpërdorim të aktivitetit të ligjshëm dhe ka tërhequr vëmendjen e organeve hetimore.

Back To Top