Selimi: Le të jetë drejtësia e barabartë për të gjithë

Drejtësia selektive apo standard i njëjtë për të gjithë?

Shkruan: Sefer Selimi

Artan Grubi bëri mirë që u kthye për t’u përballur me drejtësinë dhe dua të besoj se procesi do të jetë i drejtë dhe i pandikuar. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta, nëse është fajtor.

Por ndërkohë:

Nikola Gruevski ka tetë vite në azil politik dhe lëndët njëra pas tjetrës i vjetërohen. Qeveria nuk ka bërë – dhe siç duket nuk ka ndërmend të bëjë – kërkesë serioze për ekstradim nga Hungary, partner strategjik i kësaj qeverie. Sasho Mijalkov vazhdon aktivitetin si biznesmen i suksesshëm. Orce Kamcev po ashtu, madje vazhdon të financojë partinë më të madhe në pushtet. Kocho Angjushev shkruan libra për suksesin, dhuron për universitete dhe fotografohet me presidenten, ndërsa bizneset i vazhdojnë pa pengesa. Thuajse të gjithë të dënuarit për ngjarjet e Storming of the Assembly of the Republic of Macedonia, me pretekste të ndryshme, sot janë në liri. Nga Vasko Kovacevski i ESM nuk ka as nam e as nishan. Vëllezërit e Zoran Zaev akuzohen vazhdimisht nga VMRO-DPMNE, por pa pasoja konkrete. Opozitarja LSDM denoncon çdo ditë tenderime milionëshe dhe akuza për korrupsion që lidhen me firma pranë funksionarëve të lartë qeveritarë, në nivel qendror dhe lokal, ndërkohë që nuk raportohet për nisje hetimesh serioze për këto raste.

Lista është e gjatë — aq sa është edhe perceptimi për një drejtësi selektive, të ndikuar nga qendra të ndryshme politike.

Uroj që ky proces të mos jetë i tillë, por të jetë i drejtë, transparent dhe i pandikuar. Sepse drejtësia ose është e barabartë për të gjithë, ose nuk është fare drejtësi.

Back To Top