Shkelje e dinjitetit njerëzor ndaj udhëtarëve për Umre.

Është e papranueshme dhe shqetësuese mënyra se si policia po u shkakton probleme autobusëve që nisen për në umre .Udhëtarë të rregullt, besimtarë që po shkojnë për të kryer një obligim fetar, po ndalohen pa arsye të qarta, ndërsa gratë po keqtrajtohen dhe poshtërohen në rrugë.

Ky veprim nuk përputhet me asnjë normë ligjore, morale apo njerëzore. Respekti ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj grave dhe besimtarëve, duhet të jetë prioritet. Liria e besimit dhe e lëvizjes është e garantuar dhe askush nuk ka të drejtë ta shkelë atë.

Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të ndalojnë menjëherë këto veprime, të sqarojnë situatën dhe të mbajnë përgjegjësi ata që po abuzojnë me detyrën. Udhëtimi për në Umre duhet të zhvillohet me dinjitet, siguri dhe respekt.

Back To Top