Shpërthen Goxhaj: Biznesi më fitimprurës në Maqedoni është vasaliteti ndaj maqedonasve – VLEN mungoi në protestat e UÇK-së
I ftuar në Euronews Albania, ish-ushtari i UÇK-së, Goxhaj, u shpreh i mllefosur edhe ndaj koalicionit VLEN, duke i kritikuar ashpër për, siç tha ai, mungesën e pjesëmarrjes në protestat në mbështetje të UÇK-së. Sipas Goxhajt, kjo sjellje dëshmon nënshtrim politik dhe shkëputje nga kauzat kombëtare.
Ai theksoi se në Maqedoninë e Veriut “biznesi më fitimprurës është vasaliteti ndaj maqedonasve”, duke akuzuar VLEN-in se po e institucionalizon këtë qasje përmes politikave dhe veprimeve të tij. Sipas tij, kjo logjikë po dëmton interesat e shqiptarëve dhe po forcon një raport të pabarabartë në qeverisje.
Deklaratat e Goxhajt kanë nxitur reagime të shumta në opinion, duke hapur debat mbi rolin e subjekteve politike shqiptare dhe qëndrimin e tyre ndaj çështjeve që lidhen me UÇK-në dhe barazinë politike në shtet.
