Shqiptarët të anashkaluar në Çair? Vetëm 2 nga 8 specializime në Gjinekologji

Nga gjithsej tetë specializime të reja të hapura në Spitalin Gjinekologjik dhe Akusherik në Çair, vetëm dy u janë ndarë kuadrove shqiptare, ndërsa gjashtë të tjerat kanë përfunduar te kandidatë nga komunitete të tjera. Kjo ndarje po ngre pikëpyetje serioze mbi përfaqësimin e drejtë dhe barazinë etnike në një institucion shëndetësor që shërben kryesisht për popullatën shqiptare.

Situata bëhet edhe më paradoksale nga fakti se spitali drejtohet formalisht nga një drejtoreshë shqiptare, pjesë e koalicionit VLEN. Megjithatë, ky vendim po interpretohet nga qarqe të ndryshme si dëshmi e mungesës së ndikimit real institucional dhe e pafuQisë në proceset vendimmarrëse kyçe.

Sipas burimeve brenda institucionit, procesi i përzgjedhjes së specializantëve është zhvilluar pa transparencë të mjaftueshme dhe pa respektuar parimin e përfaqësimit të drejtë etnik. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të theksuar te stafi mjekësor shqiptar, si dhe reagime kritike në opinionin publik.

Deri në këto momente, drejtoria e spitalit dhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN nuk kanë dhënë asnjë sqarim zyrtar lidhur me ndarjen disproporcionale të specializimeve, duke lënë të hapura dilemat mbi kriteret dhe mënyrën e marrjes së këtij vendimi.

Back To Top