Në bordin amerikan për paqen në Gaza, Donald Trump ka dërguar mesazhe të qarta politike. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i ftuar. Nga Kosova, jo kryeministri Albin Kurti, por presidentja Vjosa Osmani.
Ky është sinjal serioz politik.
Uashingtoni po flet qartë: Kurti nuk shihet si partner i besueshëm i SHBA-së. Në vend të tij, administrata amerikane zgjedh presidenten e Kosovës për përfaqësim në një temë globale si Gaza.
Mesazhi është i drejtpërdrejtë dhe i ftohtë: marrëdhëniet me Prishtinën po kalojnë anash Kryeministrit.
Në diplomaci, ose je në tavolinë ose je në meny.
Dhe këtë herë, Kurti mbeti jashtë listës.
