“Shvercerat” Shkup dhe “Ballistët” në Mbështetje të Studentëve: 6 Prilli – Zëri i Një Brezi që Nuk Hesht!
Grupi i tifozëve “Shvercerat” Shkup dhe tifogrupi “Ballistët” kanë dalë në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë, duke e cilësuar 6 Prillin si një moment kyç për zërin e rinisë shqiptare.
Sipas reagimeve, kryeqyteti pritet të mirëpresë të rinj nga të gjitha qytetet – Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga dhe çdo vend ku frymon shqip – për t’u bashkuar në një kërkesë të përbashkët: barazi, dinjitet dhe respekt për gjuhën shqipe në arsim.
“Kjo nuk është vetëm protestë. Është moment ndërgjegjësimi,” theksohet në mesazhin e shpërndarë, duke nënvizuar se kur studentët ngrihen dhe qytetarët i mbështesin, ndryshimi nuk është më çështje kohe – por vendim.
Nga ana tjetër, tifogrupi “Ballistët” ka theksuar se mbajtja e provimit në gjuhën shqipe është një e drejtë legjitime, duke shtuar se askush nuk mund ta mohojë këtë të drejtë.
❗ Një thirrje e qartë u drejtohet anëtarëve dhe gjithë shqiptarëve: të marrin pjesë në protestë dhe të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm
