SKANDAL : “Megawin” nuk mbyllet për shkak të MBROJTJES POLITIKE? BDI shpërthen ndaj Qeverisë !
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër për rastin “Megawin”, duke akuzuar për mungesë vullneti dhe mbrojtje politike.
BDI rikujton se më 26 shtator 2024, Izet Mexhiti deklaroi publikisht se kompania do të mbyllej në seancën e ardhshme të Qeverisë. Seanca u mbajt, por vendimi nuk u mor dhe kompania vazhdon të operojë.
Një vit më pas, arsyetimi zyrtar është pritja e një Ligji të ri, çka – sipas BDI-së – bie ndesh me premtimin për mbyllje të menjëhershme.
Me 2.8 miliardë euro të qarkulluara në industrinë e bixhozit brenda një viti, BDI thekson se bëhet fjalë për një sektor me ndikim të madh financiar. “Nëse kishte guxim politik, do të ishte mbyllur. Nëse nuk mbyllet, qytetarët e kuptojnë pse,” thuhet në reagim.
