SKANDAL: Në Regjistrin Qendror 40 avancime, asnjë për shqiptarët🔴 40 MAQEDONAS TË AVANCUAR🔴 0 SHQIPTARË

Në Regjistrin Qendror janë realizuar gjithsej 40 avancime në detyrë, por asnjë prej tyre nuk i ka takuar punonjësve shqiptarë, duke nxjerrë në pah një përjashtim të plotë nga ky institucion.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të ashpra, me kritika që drejtohen ndaj VLEN-it, i cili akuzohet për dështim në garantimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Sipas vlerësimeve, situata reflekton një rënie shqetësuese të përfaqësimit shqiptar, deri në nivele minimale.

Rasti po konsiderohet si tregues i një neglizhence serioze politike, ndërsa shtohen thirrjet për reagim të menjëhershëm institucional dhe për mbajtje përgjegjësie për këtë situatë të papranueshme.

Back To Top