Skandaloze: Pesë tonë drogë kalojnë shtetin, askush nuk përgjigjet

Mediat maqedonase kanë hapur debat publik pas publikimit të një analize ku thuhet se pesë tonë drogë kanë kaluar përmes Maqedonisë së Veriut pa u identifikuar asnjë fajtor konkret. Sipas shkrimit, një sasi kaq e madhe nuk mund të transportohet pa organizim, logjistikë dhe dështim institucional në kontrollet kufitare dhe të sigurisë.

Shkrimi kritikon heshtjen e Prokurorisë, Policisë dhe Doganave, ndërsa në vend të përgjigjeve institucionale, rasti është shndërruar në përplasje politike. Mediat theksojnë drejtësinë selektive: për disa gramë drogë ka arrestime të shpejta dhe ekspozim publik, ndërsa për krim të organizuar me vlerë milionëshe përdoret fraza e konsumuar “hetimi është në vazhdim”.

Sipas autorit, pesë tonë drogë përbëjnë rrezik serioz për sigurinë publike dhe reputacionin e shtetit, ndërsa mungesa e përgjegjësisë po dëmton rëndë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Back To Top