Studeniçani drejt zhvillimit: Ejup Abazi siguron mbështetje nga institucionet qendrore

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka zhvilluar një takim të frytshëm me zv.kryeministrin e parë Bekim Sali, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit me institucionet qendrore dhe për mundësitë konkrete të realizimit të projekteve zhvillimore në komunë.

Gjatë takimit, theksi u vendos në sigurimin e investimeve që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së shërbimeve publike dhe ngritjen e standardit të jetesës për qytetarët e Studeniçanit.

Abazi theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me qeverinë është çelësi për realizimin e projekteve madhore dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. Ai shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe gatishmërinë e institucioneve qendrore për të mbështetur iniciativa që janë në shërbim të qytetarëve.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt avancimit të projekteve konkrete që pritet të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe social të Studeniçanit.

Back To Top