Suat Shaqiri merr detyrën, Çashka nga sot me kryetar shqiptar

Çashka nga sot ka zyrtarisht një kryetar shqiptar, pasi Suat Shaqiri ka marrë detyrën si kryetar i Komunës së Çashkës. Gjatë fjalës së tij të parë si kryetar, Shaqiri theksoi se do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie apo përkatësie fetare.

Shaqiri paralajmëroi edhe projektet e para që do të nisin gjatë mandatit të tij katërvjeçar, duke vënë theksin në përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët.

Po ashtu, sot mandatin e morën edhe këshilltarët komunalë. Lista e kryetarit Shaqiri siguroi shumicën në këshill me 6 këshilltarë, ndërsa subjektet e tjera së bashku do të kenë 5 këshilltarë.

Back To Top