Suat Shaqiri: Përfundon procesi i ujit të pijshëm në Jabollçisht, shumë shpejt nis furnizimi për banorët
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, ka njoftuar se kanë marrë fund punët e stërzgjatura dhe selektive që prej dekadash i kanë penguar qytetarët e kësaj komune.
Ai bëri të ditur se projekti i ujit të pijshëm në Jabollçisht, i cili ishte zvarritur për vite të tëra për arsye të ndryshme, sot është finalizuar.
Shaqiri tha se menjëherë pas marrjes së detyrës kishte kërkuar informacion të detajuar mbi procesin, duke zhvilluar takime me institucionet përkatëse.
Sipas tij, përmes Ministrisë së Transportit dhe komisionit të formuar, është kryer pranimi teknik, duke hapur rrugën që ujësjellësi shumë shpejt të vihet në funksion.
Pas aktivizimit, do të nisin edhe lidhjet e konsumatorëve me objektet e tyre.
“Kami qenë dhe do të jem zëri i të gjithë qytetarëve, pa dallim, duke punuar vetëm për të mirën e tyre,” theksoi Shaqiri.
