Deklarata e Adnan Azizi në TV21, ku ai e relativizon takimin mes Ilir Demiri dhe Lube Boshkoski si “asgjë tragjike”, ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje serioze në opinion.
Azizi jo vetëm që nuk e pa problem këtë takim, por theksoi se edhe vetë ka qenë prezent, duke tentuar ta normalizojë një situatë që për shumëkënd mbetet e papranueshme. Si është e mundur që figura publike të sillen sikur gjithçka është në rregull, kur qytetarët presin përgjegjësi dhe transparencë?
Qëndrimi i tij është parë si përpjekje për të zbutur dhe mbuluar një takim që kërkon sqarime më të thella. Në vend të përgjegjësisë, publikut i ofrohet një deklaratë që minimizon gjithçka dhe lë hapësirë për dyshime edhe më të mëdha.
Në një kohë kur besimi në institucione dhe figura publike është i brishtë, deklarata të tilla vetëm sa e thellojnë hendekun me qytetarët. Pyetja mbetet: a është kjo mënyra e duhur për t’u përballur me shqetësimet e opinionit publik?
