Të sulmosh Tiranën më shumë se Stoilkoviqin edhe të presësh respekt

Ankesa e Zeqirija Ibrahimit, ish kyetar i AAA-së dhe protagonist i koalicionit VLEN, se po sulmohet pas kritikave ndaj ambasadorit shqiptar në Shkup dhe politikës së Tiranës tingëllon paradoksale. Në politikë, sidomos kur zgjedh të godasësh publikisht përfaqësuesit zyrtarë të një shteti, reagimi është i pashmangshëm. Debati prodhon kundërpërgjigje; kritika prodhon kritikë. Nuk mund të kërkosh imunitet moral nga replika, ndërkohë që vetë e ushqen diskursin me tone përplasjeje.

Ajo që bie në sy është disproporcioni i shënjestrës. Ibrahimi shfaqet shumë më i ashpër ndaj Tiranës sesa ndaj figurave politike serbe në RMV si Stoilkoviqi. Në një kontekst ku raportet ndëretnike dhe përfaqësimi politik janë çështje të ndjeshme, ky selektivitet në kritikë ngre pikëpyetje mbi prioritetet dhe kalkulimet politike. Nëse standardi është parimor, ai duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

Në fund, viktimizimi publik nuk e forcon argumentin. Nëse zgjedh të jesh kritik i fortë, duhet të pranosh edhe koston e debatit të fortë. Përndryshe, krijohet përshtypja se problemi nuk është sulmi, por fakti që kundërpërgjigjja nuk përputhet me pritshmëritë.

Back To Top