Tentim vrasje në Shkup, motivi: Zënka verbale në komunikacion

Rreth orës 17:35, pranë Shkollës Fillore “Tefejuz” në Shkup, një mosmarrëveshje e çastit në komunikacion ka përfunduar me tentim vrasje. Sipas informacioneve të para, pas një zënke verbale që dyshohet se nisi për shkak të problemeve me parkimin në zonë, një person ende i paidentifikuar ka sulmuar me thikë një të ri 21-vjeçar me inicialet B.B., duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë dhe qafë.

Pas sulmit, i dyshuari është kthyer në veturën e tij të tipit Audi dhe ka shtënë disa herë me armë zjarri, por fatmirësisht pa lënduar askënd. I plagosuri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij raportohet e qëndrueshme.

Banorët e lagjes theksojnë se problemet me parkim dhe tensionet mes shoferëve janë bërë të zakonshme në këtë pjesë të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top