Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka reaguar ashpër ndaj përfaqësuesve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar për servilizëm politik dhe mungesë të pavarësisë në vendimmarrje.
“Sa herë i godas bukuroshat e VLEN-it me fakte dhe argumente, në sabah ora 8 shkojnë e vajtojnë te Mickoski,” deklaroi Thaçi, duke theksuar se përfaqësuesit e këtij koalicioni nuk kanë guxim të përballen politikisht në skenën publike.
Sipas tij, VLEN është shndërruar në një strukturë të varur nga kryeministri, pa identitet politik dhe pa vizion për përfaqësimin real të interesave shqiptare.
“Politika nuk bëhet me ankesa pas dyerve të mbyllura, por me qëndrim të qartë dhe dinjitet para qytetarëve,” përfundoi kryetari i PDSH-së.
