Thirrje për mbështetje të protestës studentore:Organizata ShqiptaroAmerikane reagon për shkeljen e të drejtave gjuhësore

Shkup, 4 prill – Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut ka reaguar përmes një thirrjeje publike, duke shprehur shqetësim për moszbatimin e të drejtave gjuhësore dhe duke kërkuar mbështetje të gjerë për protestën e paralajmëruar nga studentët shqiptarë.

Në reagimin e saj, organizata thekson rëndësinë themelore të së drejtës për përdorimin e gjuhës në një shoqëri multietnike dhe demokratike, duke rikujtuar se kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe me legjislacionin në fuqi në Maqedoninë e Veriut.

“E drejta për përdorimin e gjuhës është një nga shtyllat themelore të një shoqërie multietnike dhe demokratike. Në Maqedoninë e Veriut, kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet që burojnë prej saj. Megjithatë, realiteti tregon një dështim të vazhdueshëm në zbatimin e këtyre dispozitave”, thuhet në reagim.

Organizata vlerëson se mosrespektimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nuk mund të trajtohet si çështje procedurale, por si shkelje serioze ligjore që kërkon përgjegjësi.

“Mosrespektimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nuk është thjesht një shkelje administrative, është shkelje ligjore që duhet të ndëshkohet. Edhe më shqetësues është fakti se këto shkelje kryhen nga vetë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë ministra dhe kryeministrin. Kjo situatë përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të barazisë dhe shtetit të së drejtës”, theksohet më tej.

Në këtë kontekst, Organizata Shqiptaro-Amerikane u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin protestën studentore, duke e cilësuar reagimin qytetar si mjet kyç për ndaljen e shkeljeve dhe sigurimin e llogaridhënies institucionale.

“I bëjmë thirrje gjithë opinionit publik shqiptar, si dhe të gjithë qytetarëve që besojnë në drejtësi dhe barazi, të mbështesin fuqishëm protestën e paralajmëruar nga studentët dhe t’u bashkohen atyre. Vetëm përmes reagimit qytetar mund të ndalen këto shkelje dhe të kërkohet llogaridhënie institucionale”, thuhet në reagim.

Organizata shpreh gjithashtu mbështetjen e saj për Unionin e Studentëve Shqiptarë, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

“Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut shpreh mbështetjen e saj të plotë për Unionin e Studentëve Shqiptarë dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare. U bëjmë thirrje: Qeverisë së Shqipërisë Qeverisë së Kosovës Faktorëve ndërkombëtarë që të mbështesin këtë kauzë legjitime dhe të kontribuojnë në garantimin e zbatimit të të drejtave themelore”, thuhet më tej.

Në fund të reagimit, organizata përcjell një mesazh të qartë për rëndësinë e barazisë në një shtet demokratik: “Barazia nuk negoci

Back To Top