Trazira në Meksikë, MPJ u bëri thirrje qytetarëve të RMV-së që ndodhen atje të largohen sa më shpejt

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që banojnë në Meksikë, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në vend, të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Njëkohësisht, ministria rekomandoi shtyrjen e të gjitha udhëtimeve jo urgjente dhe jo thelbësore në Meksikë

Ministria vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes linjës telefonike SOS 24-orëshe: +389 75 268 736, adresës së email-it: globalsos@mfa.gov.mk, si dhe përmes linjës telefonike të Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Uashington: +1 (202) 758-7798 ose adresës së email-it: washington@mfa.gov.mk”, informoi Ministria e Punëve të Jashtme, duke treguar se do ta monitorojnë situatën dhe do ta informojnë publikun për çdo ndryshim.

Një valë dhune ka shpërthyer në Meksikë pas vrasjes nga ushtria të bosit të drogës të njohur si “El Mencho”. Nemesio Ruben Oseguera Cervantes ishte udhëheqësi i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s, një nga organizatat kriminale më të fuqishme të vendit.

Back To Top