Ridvan Selami mohon spekulimet: Anën nuk e ndërroj, mbështetje për Bujar Osmanin në Çair
Pas disa lajmeve të shpërndara se Ridvan Selami nipi i Ilmi Selamit, ka ndryshuar anë dhe qëndrim politik, vetë ai ka reaguar publikisht duke i mohuar të gjitha spekulimet.
Në një deklaratë të shkurtër, Selami është shprehur qartë se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar dhe se mbështetja e tij i takon BDI-së dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmanit.
“Unë anën nuk e ndërroj dhe dihet me kë jam në këto dhe në të gjitha zgjedhjet që vijnë. Ne do të fitojmë, BDI do të jetë fituesi absolut. Mbështetje për Bujar Osmanin, kryetarin e ardhshëm të Çairit”, ka thënë Selami.
Ky reagim hedh poshtë pretendimet për ndonjë lëvizje të tij drejt subjekteve të tjera politike, duke riafirmuar përkushtimin ndaj BDI-së në prag të zgjedhjeve lokale.
