Në rrjedhën e historisë së popujve që kanë kaluar përmes stuhive të robërisë, pak janë ato çaste që mbajnë peshën e një simbolike kaq të thellë, sa takimi i Udhëheqësit me Udhëheqësin, sikur në rastin konkret, Udhëheqësi Ali Ahmeti, në shtëpinë e Tij, te Udhëheqësi Mehmet Hajrizi!
Ky takim, i Udhëheqësit me Udhëheqësin, nuk është takim i zakonshëm, as një ndalesë e rëndomtë protokollare në kalendarin politik të kohës!
Është një përballje e dy botëve të njëjta në qëllim, por të ndryshme në kohë, hapsirë e në përvojë!
Një bashkim i dy horizontëve që janë formësuar në zjarrin e luftës dhe veprimtarisë të ashpër kombëtare, të sakrificës e heshtjes së thellë të ilegalitetit dhe në hallkën e lirisë të kërkuar me çdo çmim e në kontinuititet të plotë progresiv!
Në këtë vizitë të rrallë historike në ambientet familjare, ku Udhëheqësi Ali Ahmeti, që vjen nga rruga e vazhdimit të organizimit ilegal dhe të luftës së armatosur ushtarake çlirimtare, nga rruga e netëve të gjata të vendimit të madh e të heshtur dhe nga betejat e padukshme të rezistencës së fshehtë, hyn në shtëpinë dhe takohet me Udhëheqësin e të parin e GMLK-së Mehmet Hajrizin, i cili bashkë me Rexhep Malajn e Kadri Zeken, Hydajet Hysenin e Berat Luzhen, Bejtullah Tahirin e shumë të tjerë, barti mbi supe përgjegjësinë organizative të veprimit aktiv politik ilegal atdhetar, të njërës nga fazat e veçanta e vendimtare të veprimtarisë e të përpjekjes kombëtare!
Të Dytë janë të formuar në aktivitetin e luftës patriotike ilegale atdhetare, ku aktiviteti dhe fjala duheshin matur si plumbi gjatë luftës së armatosur çlirimtare dhe kur besa ishte më e fortë se çdo armë!
Ky takim do të mbetet në memorien e Kombit si një akt i përvojës historike dhe njëkohësisht një dëshmi e gjallë që kujtesa popullore e atdhetare do ta ruaj si një nga thesaret e mëdha të takimit të dy Udhëheqësve!
Takimi do të mbetet historik, sepse aty nuk kanë folur vetëm individët, por kanë folur edhe epokat!
Në takimin e Udhëheqësit te Udhëheqësi, kanë folur aktivitetet ilegale, kanë folur burgjet dhe lufta e armatosur fitimtare çlirimtare e UÇK-së!
Njëri Udhëheqës Mahmet Hajrizi, pas veprimtarisë së madhe ilegale atdhetare, në aktivitete për vite të tëra të jetës së Tij liridashëse, pastaj në hetuesitë e rënda, burgjet dhe qelitë e ftohta ku ideja e lirisë kurrë nuk iu shua, por iu forcua si çeliku në zjarr, sepse Ai ishte i brumosur thellë në organizimet e fshehta, në kontaktet e rrezikshme, vazhdimësinë e betejave të pathyeshme, që nuk u regjistruan në libra aq sa duhet, por do të shkruhet dhe do të mbetet në ndërgjegjen e popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve te saja nën ish-Jugosllavi!
Në anën tjetër, tjetri Udhëheqës Ali Ahmeti, me prrzencën e Tij, përpos me aktivitet të thelë ilegal atdhetar politiko-patriotik, flet edhe me uniformën e nderimit ushtarak, sepse duke qenë themelues e emertues i dy UÇK-ve dhe i UÇPMB-së, është bërë simbol i një betimi të shenjtë, mbrojtjes së tokës së të parëve në Maqedoninë e Veriut, dinjitetit dhe e së ardhmes euroatlantike!
Në këtë përballje të takimit historik të Udhëheqësve, aktiviteti i madh ilelagal atdhetar dhe lufta e lavdishme e armatosur ushtarake çlirimtare, por edhe nderimi i gjakut të derdhur për liri dhe betejat heroike të fituara me çmim të lartë, bashkë më çlirimin definitiv nga Serbia pushtuese me ndihmen kolosale të aleatit tonë SHBA-së, mbeten kryevlerat e paharruara të bisedes historike!
Takimi i Udhëheqësve, është dëshmi e një rruge që kalon nga ilegaliteti në organizim, nga rezistenca e fshehtë në luftë të hapur të armatosur çlirimtare!
Udhëheqësi Mehmet Hajrizi që vjen nga ilegaliteti i thellë dhe nga burgu i gjatë, mban mbi vete peshën e një historie të heshtur, por të pathyeshme!
Ai ka parë se si ideja e lirisë mund të bëhet arsye për pranga, dhe se angazhimi permanent pë çlirim të Atdheut nga pushtuesit, mund të shndërrohet në aktakuzë, por pikërisht aty, në kufijtë e veprimtarisë ilegale atdhetare dhe në qelitë e errësirës, është forcuar vullneti që nuk thyhet!
Ndërsa Udhëheqësi tjetër Ali Ahmeti, i dalë nga aktiviteti i thellë ilegal dhe nga përvoja e luftës së hapur, mban mbi supe kujtimin e betejave ku çdo hap i Tij ishte vendimtar, ku çdo urdhër komandues i Tij ishte përgjegjësi ndaj jetës dhe historisë!
Mund të themi me plot gojën se kur këta dy Udhëheqës të mëdhenj takohen, atëherë nuk takohen vetëm dy persona, por bashkohen dy faza të një epopeje të vetme kombëtare, faza e rezistencës ilegale dhe faza e luftës së hapur të armatosur çlirimtare!
Ky takim është sintezë e përpjekjes së gjatë për liri, është ura që lidh sakrificën e padukshme me lavdinë e betejës së hapur!
Në këtë akt solemn, biseda e debati merr peshë, çdo fjali është një dëshmi, çdo shikim është një kujtesë, çdo heshtje është një varg i pashkruar i epopesë së gjatë por të lavdishme të çlirimit nga zgjedha pushtuese serbe!
Dhe mbi të gjitha, mbi çdo dallim kohe apo metode, qëndron ideali i përbashkët, çlirimi dhe liria e Pavarësia si amanet, si detyrë dhe si kurorë e luftës heroike të UÇK-së dhe gjakut të derdhur për liri të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit!
Kështu, Udhëheqësi te Udhëheqësi nuk është vetëm një takim, por një kapitull i gjallë i historisë së rezistencës shqiptare, një moment ku ilegaliteti i djeshëm dhe lavdia ushtarake çlirimtare e sotme, përqafohen në emër të një qëllimi të vetëm, lirisë, çlirimit dhe Pavarsisë së popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të Saja që nuk u përkulën kurrë!
Jetë të gjatë Udhëheqësve të mëdhenj të Kombit Mehmet Hajrizi e Ali Ahmeti!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë 11 Prill 2026!
