UNT pasurohet edhe me një doktor shkencash, Muamer Abdullai morri titullin Doktor i Shkencave në fushën e Kineziologjisë.

Shkup, nëntor 2025 – Stafit akademik të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i shtohet edhe një doktor shkencash.

Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Muamer Abdullau nga Shkupi mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temë: “PHYSICAL FITNESS STATUS, PHYSICAL ACTIVITY, SEDENTARY BEHAVIOR AND NUTRITION IN ADOLESCENTS OF ALBANIAN ETHNIC COMMUNITY”, duke marrë titullin Doktor i Shkencave në fushën e Kineziologjisë me vlerësim të shkëlqyeshëm.

Komisioni i përbërë nga: Prof. Dr. Georgi Georgiev-kryetar, Prof. Dr.Serjozha Gontarev-anëtar, Prof. Dr. Zharko Kostovski-anëtar, Prof. Dr. Besnik Telai- anëtar i jashtëm nga Universiteti i Tetovës, si dhe mentori Prof. Dr. Vujica Zhivkovikj, e vlerësuan lartë disertacionin dhe punën hulumtuese shkencore të kandidatit, duke potencuar se studimi në fjalë është një kontribut i çmuar për shkencën e kineziologjisë.

Profesor Muamer Abdullau krahas angazhimit në procesin mësimor në Fakultetin e Shkencave Sociale, ai është marrë edhe me kërkime shkencore duke e pasuruar biografinë e tij akademike me (10) dhjetë punime shkencore të botuara në revista shkencore ndërkombëtare.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shpreh krenarinë për këtë arritje të rëndësishme dhe pret kontributin e tij të mëtejshëm në zhvillimin akademik dhe shkencor.

Back To Top