Shkruan Valdet Xhaferi:
Është e papranueshme që në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar njoftimet dhe thirrjet për pacientët të bëhen vetëm në gjuhën maqedonase, ndërkohë që ky institucion udhëhiqet nga Vulnet Olomani, i përfaqësuar nga kuadro të VLEN.
Në një qytet ku shqiptarët përbëjnë pjesë të madhe të popullsisë, mosrespektimi i gjuhës shqipe përbën shkelje të të drejtave themelore dhe një formë të qartë diskriminimi.
Institucionet publike kanë obligim ligjor dhe moral të ofrojnë shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët, duke përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar.
Valdet Xhaferi kërkon që drejtuesit e institucionit të ndërmarrin masa urgjente për të siguruar që të gjitha njoftimet dhe thirrjet të bëhen në të dy gjuhët zyrtare, duke respektuar dinjitetin dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

